Lifestyle

REP-POP/ Me ngadalë’, ‘Si trëndafili’ dhe ‘Nuk dua tjetër’, ‘shuani mallin’ me hitet që ‘çmendnin’ të rinjtë në vitet 2000

14 Tetor 2021, 19:53| Përditesimi: 31 Janar 2022, 19:02

  • Share

Jam e sigurt se shumë prej jush kanë nostalgji për të shkuarën, vitet e fëmijërisë, adoleshencës apo rinisë. Njerëzit shumë periudha të hidhura apo t bukura në jetë i kalojnë të shoqëruara me një muzikë emocionuese, që herë të bën të qash e herë të qeshesh. 

Më poshtë do të kujtojmë këngët që bënin namin në viti 2000! 

A nuk ju bën dhe ju të kërceni dhe këndoni kënga “Me ngadalë” Anjeza Branka dhe Niku, duo-ja që “vodhi” zemra e rinisë shqiptare me performancës e tyre të paharrueshme. 
Kënga e realizuar në vitin 2005 dhe që mori pjesë më Top Fest 3 e atij viti dëgjohet edhe sot në clubet me të rinj. 

 “Si trëndafili” këngë e publikuar në vitin 2007 ishte balada e parë dhe e fundit me të cilën kemi parë këngëtaren Poni. Ajo është e njohur për zërin e saj magjik popullor megjithatë kjo këngë ishte një sukses si vërtet për këngëtaren!

Me pamje nga parku arkeologjik i Apollonisë këngëtarja Greta Koçi në ato kohë vetëm 13 vjeç ka kënduar “Kush ka faj” në një bashkëpunim me Erjon Korinin. Një duet i ngrohtë dashurie realizuar në vitin 2004. 

Në vitin 2005 Genta Ismaili i ka vënë flakën skenës së Këngës Magjike me “Nuk dua tjetër”. Kushedi sa vajza në ato kohë ia kanë dedikuar këtë këngë njeriut të zemrës.
Artisti i baladave më të bukura shqiptare Alban Skënderaj e ka nisur karrierën e tij pikërisht me një baladë, që e ka bërë atë të njohur për publikun shqiptar. 

Në vitin 2005 me këngën “Vetëm ty” është bërë si himn për të rinjtë e dashuruar.  Një këngëtare me shumë bujë në vitet 2000, Soni Malaj ka kënduar “E Vogla” dhe i ka fiksuar të gjithë. 
Me një videoclip mjaft interesant për vitin 2005, pa diskutim që e vogla ishte një sukses i vërtet!  Këto ishin disa prej këngëve më karakteristike për vitet 2000 me të cilat kënaqemi dhe kalojmë bukur edhe sot.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?