VIP & Spektakël

Rep-pop/ Natyralja që ‘fiton’ mbi grimin, ja disa prej vajzave dhe grave të Hollywoodit që duken bukur edhe pa make up

28 Gusht 2021, 17:00| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 17:13

  • Share

Fuqia e make up-it është vërtet magjike, por bukuria unike e çdo vajze mbizotëron mbi grimin.

Ja disa prej vajzave tona të preferuara të Hollywoodit, që nuk kanë frikë të dalin pa make up dhe duken edhe më bukur natyrale.

Super-modelja Bella Hadid, motra e vogël e Gigi Hadid, me sytë bojëqielli dhe lëkurën e bardhë, tërheq gjithmonë vëmendjen dhe është po aq e bukur edhe pa pikë make up-i.

Këngëtarja Alica Keys, është nga ato gra që kanë bërë revolucion me look-un e tyre pa makeup dhe kanë ndryshuar mendimin e shumë prej nesh mbi grimin.

Ajo ka thënë në një intervistë në 2016, se vendosi të mos lyhet më as në ekran sepse dëshiron të jetë e vërtet me veten në të gjitha kuptimet e kësaj fjale.

Pavarësisht se ajo tashmë ka linjën e saj të make up-it “Rare Beauty” që do të thotë “Bukuri e rrallë”, Selena Gomez është një ndër vajzat e para të gjeneratës së saj që ka dal në publik pa grim dhe duket shumë cute.

Demi Lovato është gjithashtu një ndër figurat më cool, më të hapura me publikun dhe me pure sa i përket bukurisë.

Ajo pëlqen të ketë një look glam, por nuk humb rastrin të qëndrojë pa make up dhe është shumë konfidente kur shfaqet kështu!

Demi gjithashtu ka bërë një video për “Vogue” në të fshin make up-in nga fytyra e saj.

Këngëtarja më e pasur në botë, Rihanna është një kukull edhe pa make up!

Megjithëse ajo ka linjë e saj të make up-it, Fenti, e cila shkon shumë mirë, 33-vjeçarja pëlqen të shfaqet për fansat natyrale dhe e freskët.

Rihanna prej shumë kohësh është fokusuar në biznes, por së shpejti ajo do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Aktorja Jessica Alba edhe përse i ka mbushur 40-vjeç edhe ka 3 fëmijë, ka një fytyrë shumë rinore dhe të pastër edhe pa make up!

Modelja braziliane e “Victoria Secret”, Adriana Lima është një engjëll i vërtet pa make up.

Më një lëkurë të pastër, sytë të mëdhenj bojëqielli dhe një buzëqeshje të shndritshme, Adriana Lima fiton zemrën e çdo njeriu që e sheh pa make up.

Ajo ka një karrierë të gjatë në modeling dhe nuk druhet aspak të dalë pa grim.

Këto janë disa prej vajzave që nuk kanë frikë të jenë natyrale dhe pa make up për publikun!

Janë disa prej tyre që rrezatojnë konfidencë edhe kur nuk kanë fondatin në lëkurë.

Dashuroni edhe ju më shumë lëkurën dhe fytyrën tuaj, lëreni atë të marrë frymë në këto ditë të nxehta.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?