Lifestyle

REP-POP/ Pantallona lëkurë dhe pallto camel, çfarë ju duhet patjetër këtë dimër në gardërobë

14 Nëntor 2021, 08:47| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 08:57

  • Share

Ndërsa jemi në muajin e fundit të vjeshtës dhe koha ka filluar të ftohet, duhet të rikthejmë në dollapin tonë veshjet dhe aksesorët e dimrit. Nuk ka nevojë të vishemi shtrenjtë për t’u dukur bukur, ka gjithmonë mënyra për të krijuar një look interesant dhe me elemente të ndryshëm.

Më poshtë do të shohim disa prej veshjeve, që secila prej nesh duhet të ketë në gardërobë këtë sezon.

Pantallonat prej lëkure, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë një artikull i modës i cili nuk del asnjëherë nga moda! Dalin në ngjyra dhe forma të ndryshme dhe secila prej nesh mund të gjejë aty jashtë perfektet për trupin e saj.

Ato gjithashtu mund t’i mbani veshur nga mëngjesi deri në darkë, duke krijuar për ju një look plot stil.

Më besoni...një golf i zi do t’iu shpëtojë shumë herë këtë dimër!

Sigurisht që askush nuk mund të mohoi “fuqinë” e të zezës në veshjet tona, ndaj këtë vit duhet t’i bëni dhuratë vetes një golf të tillë.

E kombinueshme me gjithçka dhe në çdo kohë! Nëse nuk e keni ende një golf të zi, çfarë po prisni?

Nuk ka asgjë më elegante sesa një pallto camel, edhe kur atë e vishni në mënyrën me casual dhe të thjesht.

Një pallto kamel, përveç se nuk del asnjëherë nga moda pavarësisht sesa vite kalojnë, i përshtatet çdo toni lëkure dhe i shkon çdo vajze.

Ndaj mos hezitoni ta shtoni në gardërobë!

Çfarë ju duhet tjetër? Një palë çizme të larta!

Megjithëse tendencat e çizmeve ndryshojnë vazhdimisht, ato deri tek gjuri mbeten në mënyrë klasike të bukura, dhe një element që lartëson mjaft edhe një veshje të thjesht.

Përveç se janë shumë stylisht, ato mund t’iu mbajnë edhe ngrohtë ditët e ftohta të dimrit.

Një aksesor mjaft i këndshëm që mund të shoqërojë ditët tuaja të dimrit është shalli.

Në të gjitha ngjyrat, shalli përveç se do t’i japi look-ut tuaj një gjë ekstra, do t’iu mbajë edhe ngrohtë ditët e ftohta.

Ju mund të zgjidhni ta kombinoni atë edhe me pallton tuaj.

Një mënyrë për t’u dukur bukur por në të njëjtën kohë të ndiheni komode, është një fustan dimëror i thurur, dhe më besoni na duhet të gjithave këtë dimër!

Lehtë e kombinueshme me gjithçka, në të gjitha ngjyrat, ato mund të vishen nga mëngjesi në dark për çdo rast, me atletet apo edhe taka të larta.

Ky dimër do të jetë fantastik! Vendosni t’i shtoni dollapit tuaj gjëra ndryshe për të guxuar dhe ndryshuar look-un tuaj për këtë sezon. Vishni çizmet e larta, lyeni buzët me ngjyrën e preferuar dhe vazhdoni me konfidencë ditën tuaj.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?