Muzika e duhur, mund të perfeksionojë një skenë filmi, të ndezi momentin dhe të përçojë emocione të forta.
Ka disa filma pa të cilat nuk mund t’i imagjinojmë pa muzikën karakteristike që ato kanë. Për një film historik, ka gjithmonë të shkruar nota dhe rreshta të posaçëm që i kushtohen vetëm atij...
Më poshtë do të ndjekim disa prej këngëve pa të cilat nuk mund të imagjinojmë një film.
Përveç emocioneve që të falë komedia romantike “Pretty Woman” e cila sado vite që të kalojnë mbetet në mënyrë klasike e bukur, e paharrueshme është edhe kënga
Kënga “Pretty Woman” është publikuar në vitin 1964, por u bë e njohur për publikun e gjerë dhe i dha shkëlqimin që meriton në vitin 1990, kur Julia Roberts mori rolin e Vivian dhe ra në dashuri me Richard Gere.
Me elemente autobiografike, reperi legjendar, Eminem në vitin 2008 realizoi filmin “8 mile”, ku janë paraqitur përpjekjet e tij të para për t’u bërë pjesë e hip-hopit.
Autori i dhjetëra hiteve, Eminem për filmin “8 mile” krijoi dhe këndoi këngën “Lose Yourselfe” e cila ka arritur 1.1 miliardë klikime. *efekt*
“Skyfall” është një nga dhjetëra filmat ku protagonist është personazhi i njohur James Bond. I publikuar në vitin 2012, filmi nuk u bë i njohur vetëm për detajet e veçanta kinematografike por edhe për këngën “Skyfall” nga Adele që e ka shënjuar atë. *efekt*
Me protanistë Ryan Gosling, një pianist i pasionuar xhazi dhe Emma Stone, aktore aspirantë, filmi musical “La la Land” u bë një ndër më të njohurit të viti 2016.
Dy të rinjtë e dashuruar kanë kënduar “City of stars" ose “Qyteti me yje”, duke e bërë një ndër këngët më karakteristike të filmit.
Një tjetër dramë muzikore “A star is born” ka lënë gjurmët e tij si në industrinë e filmit ashtu edhe në atë të muzikës.
Një muzikant të cilin e luan Bradley Cooper bie në dashuri me një këngëtare të re më ëndrra Lady Gaga dhe së bashku këndojnë baladën e bukur me 1.2 miliardë klikime “Shallow”.
Konsiderohet një nga filmat më romantik të të gjitha kohërave, Titaniku, me protagonistë Leonardo DiCaprion dhe Kate Winslet, dy anëtarë të klasave të ndryshe bien në dashuri dhe i falin publikun një lumë me emocione.
Përveç plotit dhe performancës së paharrueshme të aktorëve, një tjetër detaji që ka mbetur në histori është zëri potent i Celine Dion që këndoi “My heart will go on”, një këngë pa të cilën Titaniku nuk do të ishte i njëjtë.
Drama sportive Rocky Balboa, një djalë i ri me probleme por një boksier i zoti, me protagonist Silvestro Stalone, fitoi Oscar për filmin më të mirë të vitit në 1976.
Ëndrra amerikane e përshkruar në fytyrën e Rockyt, e bën filmin një ndër më frymëzuesit, ndërsa nuk mund të mungonte edhe muzika e dinamike që i përshtate plotësisht personazhit të tij “Eye of the Tiger”.
Këto ishin disa prej këngëve më karakteristike, pa të cilat filmat nuk do të ishin njësoj.