Rep-pop/ 'Përpara se të jetë diçka në modë, është patjetër në Vogue'! Ja 5 kopertinat që kanë mahnitur botën (VIDEO)

31 Janar 2022, 16:04| Përditesimi: 31 Janar 2022, 16:43

  • Share

Kur mendon për revistat më të mira në botë, pavarësisht lidhjes tënde me modën, apo vendin nga i cili vjen, nuk mund të mos të shkojë në mëndje Vogue!

Përveç se një nga revistat më të suksesshme  në botë, Vogue ka trajtuar përmes fotografive në kopertina çështjet dhe polemikat më të mëdha të epokës moderne.

“Kush do të jetë në kopertinën e Vogue?”, kjo është pyetja që adhuruesit e modës i bëjnë vetes çdo muaj, por a keni menduar ndonjëherë cilat janë kopertinat më të suksesshme ndër vite të revistës?

Rep-pop ka përgatitur listën për ju!

E bukur, me pastërtinë karaktristike të një gruaje që nuk e ka ditur se çfarë e priste mbrapa mureve të shndritshme, por të ngurta të pallatit Mbretëror, Pricesha Diana u bë kopertina e Vogue në gushtin e 1981.

Me sytë depërtues blu, Diana u bë kopertina e Vogue me një fotografi nga dasma e saj, duke e bërë këtë moment një nga më ikonikët në botën e modës.

Princesha është një Fashion Icon jo vetëm për stilistët më të njohur, por edhe për të gjithë ne.

Në 100 vjetorin e ekzistencës së “Vogue” një edicion special i saj do të mahniste adhuruesit e së bukurës.

10 nga modelet më të njohura të vitit 1992, me flokë të shkujdesur dhe të veshura në të bardha do të pozonin si një e tërë për të treguar në mënyrën më artistike dhe të thjesht fuqinë e gruas.

Kjo ishte një kopertinë që shënoi përgjithmonë “Vogue”.

Nicole Kidman konsiderohet mbretëresha e Hollywood-it. Kopertina e saj në “Vogue” nuk mund të mungonte, ndaj në 2004 magjia e klasikes dhe modernes u bashkuan, për të bërë këtë moment të aktores një nga më të rëndësishmet.

Fokusi në kopertinë është bukuria e saj e thjeshtë dhe dizajni kompleks i fustanit mahnitës që ajo ka veshur.

Që në momentin që Lady Gaga u bë pjesë e industrisë së muzikës, ishte vetëm cështje kohe që ajo të “pushtonte” kopertinën e revistës “Vogue” për shkak të stilit të saj të vecantë.

Figura e Gagës u përdor në mënyrë më të zgjuar për ta bërë atë një nga kopertinat më të suksesshme të të gjitha kohërave në 2011.

Në vend që këngëtarja të shfaqej me stilin e saj për të cilin u bë e njohur, e “zhveshën” nga ekstravaganca që karakterizonte, një mënyrë kjo që të gjithë të bëheshin kuriozë dhe të blinin revistën.

Ata donin të njihnin Gagën përtej veshjeve.

“Zonja e Parë që Bota ka pritur”, ishte pikërisht ky titulli i kopertinës që zbukuroi një nga a gratë me influencë në botë, Michelle Obama në 2012, vitin kur Obama u bë president i SHBA.

Që nga periudha e Kennedy, Michelle dhe Barack u bën çifti i parë presidencial që fitoi kaq shumë vëmendje dhe u bë i prekshëm nga njerëzit.

E veshur me një fustan çiklamin Michelle ka shkëlqyer “Vogue”.

Vogue është një nga revistat më të njohura që ka ndikuar, ka shtuar dhe ka ndryshuar historinë e modës përgjithmonë.

Dhe mos harroni... “Përpara se të jetë diçka në modë, është patjetër në Vogue”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?