Lifestyle

Rep-pop/ Punonjës në fastfood dhe furrë buke, ja disa prej yjeve të Hollywood që dikur bënin një punë të zakonshme

17 Gusht 2021, 14:24| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 14:28

  • Share

Njerëzit e famshëm janë si NE, ose të paktën kanë qenë si NE përpara se të bëheshin kjo që janë sot!

Shumë prej njerëzve që sot janë idhujt tani, dëgjojmë muzikën e tyre dhe shohim filmat e tyre në kinema, kanë bërë punët më të zakonshme që keni menduar.

Përpara se Mbretëresha e Pop-it të thyente rekorde botërore dhe të adhurohej nga mijëra fansa, ishte arkëtare në një lokal ku shiteshin donuts. Eksperienca e saj si arkëtare mbaroi shumë shpejt, pasi ajo u zu me një klientë dhe u pushua nga puna.

E bukura, Margot Robbie përpara se të ishte një ndër aktoret më të suksesshme të Hollywoodit, përgatiste toste në një “fast food”. Në një intervistë ajo ka thënë se nuk ka qejf të kthehet shpesh te vendi i vjetër i punës së saj, pasi askush nuk e bën një tost kaq të mirë saç e bënte ajo dikur dhe kjo e nervozon.

Ndryshe nga të tjerët, puna e parë e Brad Pittit ka qenë në Hollywood, vetëm së jo ashtu siç e imagjinoni ju. Brad vishte përditë një kostum pule dhe punonte në një restorant, nga ku përshëndeste të gjithë klientët që kalonin aty. Sot Brad Pitt është një ndër aktorët më të mirëpaguar të gjeneratës së tij.

Fituesja e Oscarit, dhe çmimit Emmy, Nicol Kidman kohë më parë ka mësuar artin e masazhit për të lehtësuar dhimbjen e muskujve të mamasë së saj të sëmurë me kancer. Në atë periudhë ajo filloi ta praktikonte edhe me njerëz të tjerë, duke e bërë punën e saj të përditshme për shumë kohë. “Unë akoma pëlqej t’i bëjë masazh njerëzve të mi të dashur”, ka thënë ajo në një intervistë.

Ashtu si Bradd Pitti, modelja bukuroshe Megan Fox, teksa punonte në një lokal me lëngje të shtrydhura vishej me kostumin e një bananeje për ta promovuar atë. E imagjinoni Megan Fox në një kostum të tillë? As unë!

Një ndër aktorët më të mirëpaguar i të gjitha kohërave, Tom Cruise, në fillimet e tij punonte si shoqërues i klientëve në një hotel, ku i duhej edhe të ngrinte valixhet e tyre për t’i çuar në dhomë. Po ju a nuk do të donit një shoqërues si Cruise?

Jeta për të qenë një yll në Hollywood, nuk ka qenë për të gjithë e lehtë! Për “The Rock” aktorin tonë të preferuar të dhjetëra filmave kjo nuk ka qenë aspak e lehtë. Punën e tij të parë, e ka bërë në moshën 13 vjeçare si pjatalarës në një lokal. Po tani a e imagjinoni “The Rock duke larë enët?”.

Teksa po merrte mësimet e saja të para në aktrim “Pretty Woman”, punonte në një dyqan si shitëse akulloresh. Gjatë karrierës së saj Julia Robberts është shfaqur në 50 filma të ndryshëm dhe është një ndër aktoret më të paguara.

Përpara se të bëhej pjesë e bandit më të famshëm muzikor në botë “One Direction” dhe përpara se të linte shenjë në industrinë muzikore me karrierën e tij solo, 27-vjeçari Harry Style punonte në një furrë buke. Ai madje ka thënë se i kthehet shpesh vendit të tij të parë të punës, për të vizituar kolegët e tij të vjetër.

Këto janë një provë se nuk ka rëndësi se si fillojnë gjerat, nëse punon fort për ëndrrat e tua do të shpërblehesh gjithmonë dhe të arrish majat.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?