Vajza...2022 sapo ka filluar dhe bashkë me punën për të përmbushur qëllimet dhe ëndrrat e vitit, mos harroni të jeni në modë, sharmante dhe të ndiheni bukur me stilin e veshjeve tuaja çdo ditë.
Vërtet kemi vetëm pak ditë që kemi lënë pas 2021, por tendencat e reja kanë hyrë fuqishëm në treg për të zbukuruar edhe më shumë trupat e vajzave dhe grave.
Po cili është trendi që po fiton zemrat?...Puplat, puplat në të gjitha ngjyrat dhe në çdo veshjet!
Fustanet me pupla kanë filluar të shfaqen në pasarelat e markave më me zë të modës që në fund të vitit të kaluar, duke filluar që nga Gucci e shumë të tjera.
Puplat nuk janë një gjë e re. Ato janë përdorur shumë kohë më përpara nga mbretëresha e fundit e Francës, Marie Antoinette e cila ishte e njohur për vendosjen e puplave në flokët e saj për të treguar ekstravagancën që në vitet 1700.
Tendenca e puplave ka nisur të pushtojë sërish modën këtë vit, por ky detaji i veçantë mbi veshjet dhe aksesorët ka ngacmuar stilistët prej vitesh.
Kush i ka zgjedhur puplat ndër vite?
Kylie Jenner Cardi B dhe sigurisht Lady Gaga
Rep-pop ju sfidon të provoni puplat këtë vit, në një ditë të rëndësishme të jetës suaj, apo edhe në një natë argëtuese me miqtë, ato janë një zgjedhje trend!
Puplat do të jenë kudo, guxoni më shumë këtë 2022!