Lifestyle

REP-POP/ Trump president i SHBA, COVID-19 dhe Facetime! Simpsons, seriali më i gjatë vizatimor dhe ‘parashikuesi’ i shumë ngjarjeve në botë

15 Tetor 2021, 20:53| Përditesimi: 31 Janar 2022, 19:00

  • Share

Kush janë parashikuesit më të mirë në historinë e njerëzimit? Fiset Maja? Nostradamus apo Simpon?

Simpsons nuk është vetëm seriali më i gjatë vizatimor dhe me shikueshmërinë më të lartë sipas statistikave, por është cilësuar edhe një nga më të famshmit ndonjëherë. Te ardhurat qe kompania prodhuese merr nga seriali Simpsons janë kolosale.

Simpsons u krijuan në 1989, nga Matt Groening dhe u bë komedia televizive me jetëgjatë e krijuar ndonjëherë. Ndërkohë që seriali po luhej në ekranet e të gjithë botës, të gjithë binin dakord se ai po kthehej në një fenomen

Simpsons është e bazuar në jetën e përditshme të një familjeje amerikane të përbërë nga Homer, babai, Marge, nëna, Bart, Lisa dhe Margie, fëmijët. Familja ka edhe 2 kafshë shtëpiake, Helper qenushi dhe Snoëball, macja. 

Ky serial vizatimor jo vetëm që ofron situata homoristike por edhe trajton tema të ndryshme të jetës aktuale dhe dukurive të përditshme.

Vitet e fundit, seriali Simpsons, bëri goxha bujë nëpër rrjetet sociale për shkak të parashikimeve dhe ndodhive aktuale në botë.

Të gjithë e dimë se “smart watches” janë teknologjia e fundit e orave, të cilat sot, në 2021 i gjen shpesh në duart e njerëzve. Por dikur ato as nuk ka qenë në mëndjen e njerëzve. A e dini ju ku i kemi parë për herë të parë përpara se “apple” t’i bënte aksesorin e preferuar të të rinjve. “The Simpsons” në 1995.

Mbase do të habiteni, por a e dini që “The Simpsons” kanë parashikuar edhe koronavirusin? Në një episod të vitit 1993, në një fabrikë japoneze aksidentalisht u përhap një virus i quajtur “ Osaka” dhe përhapej me shpejtësinë e COVID-19 që u shfaq, në vitin 2020 në botë. E çuditshme apo jo?

Në një episod të vitit 1995, “The Simpson” bën një parashikim i cili u bë realitet në vitin 2019! Blerja e 20th Century FOX nga Ëalt Disney.

Një tjetër parashikim që sot nuk na bën aspak përshtypje, pasi është pjesë e përditshmërisë tonë është komunikimi me Video, ose Facetime. Kjo u bë e mundur për njerëzit në vitin 2010. Por a e dini se “The simpsons” bënin facetime që prej 1995?

Biznesmani i njohur, Richard Branson udhëtoi në hapësirë bë vitin 2021! Ai nuk e dinte që dita kur do të udhëtonte drejt hapësirës një ditë, por Simpson e dinin, pasi ata e kanë parashikuar në 2014 se ky udhëtim do të realizohet.

Një nga parashikimet me te njohura dhe të çmendura ishte ai i 19 viteve më parë, ku "Simpsons" parashikoi që Donald Trump një ditë do të bëhej president i SHBA.

Jo vetëm kanë parashikuar se do të bëhej presidenti amerikan i radhës por edhe hartën konkrete të fitores së tij.

"Simpsons" është shfaqur për gati 30 vjet ne ekranet e televizioneve botërore dhe ende pëlqehet sikur të ishte dita e parë. Parashikimet e “The Simpson” ndër vite për ngjarjet ende çudisin njerëzimin. Seariali është një nda më gjenialët dhe të suksesshmit në botë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?