Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban

2 Tetor, 22:01| Përditesimi: 2 Tetor, 22:04

  • Share

Republika Çeke ka bllokuar një deklaratë të përbashkët të BE-së përmes së cilës bëhej thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut si dhe dënohej numri i civilëve të vrarë.

"Ne mund të mbështesim tekstin me dy propozim për amendimet që janë propozuar, por vendet e tjera nuk i duan. Së pari, ne mbrojtëm idenë se duhet shtuar në tekst nevoja që Hezbollah të tërhiqet nga kufiri izraelit. Së dyti, teksti ishte shumë kufizues kur vjen puna për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë çeke.

Sipas mediave të huaja, për shkak të këtij bllokimi, kreu i politikës së jashtme të BE-së, Borrell lëshoi një deklaratë të vetën siç edhe ka bërë në raste të tjera mosdakordësie.

Çekia, Hungaria dhe Austria cilësohen si mbështetëset kryesore të Izraelit në BE.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?