foto ilustruese zgjedhjet në Maqedoni

Kosova & Rajoni

Republika e Maqedonisë së Veriut vendos datën 21 prill si datën e zgjedhjeve presidenciale

9 Shkurt 2019, 03:58| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 05:55

  • Share

Maqedonia Veriore ka vendosur datën 21 si datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vend.

Ishte Kryetari i Kuvendit Maqedonas Talat Xhaferi,  ai që shpalli datën e zgjedhjeve e cila do të mbahet më 21 prill dhe raundin e dytë më 5 maj

“Më herët i nënshkrova akt vendimet për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të vendit dhe zgjedhje për komunat e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill” u shpreh Talat Xhaferi dhe vazhdoji deklaratën e tij duke thënë “Jam i bindur se të gjithë palët e përfshira në procesin zgjedhor do të japin kontributin e tyre në mënyrë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në një atmosferë të drejtë dhe demokratike”

Mandai i Presidentit aktual Ivanov, skadon më 22 maj 2019. Deri tani asnjë kandidat nuk është bërë publik nga partitë politike.

Kryeministri Zaev u shpreh përmes një deklarate se akoma po bëhen konsultime brenda partive në lidhje me zgjedhjet presidenciale

Qarkullojnë zëra të shumtë se opozita shqiptare do të garojë në zgjedhjet e 21 prillit  me një kandidat të vetëm për kryetar shteti, por deri sot asgjë nuk është konfirmuar.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?