‘Republika e rakisë’, promovohet pija tradicionale shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore

11 Dhjetor 2023, 15:09| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 15:11

  • Share

Rakia, kjo pije tradicionale shqiptare, po promovohet në mënyrë krejt të veçantë, si një pije që e identifikon vendin tonë, por i shërben edhe turizmit.

Një nismë e Bashkisë së Tiranës bëri bashkë pranë Piramidës prodhues të rakisë, të cilët ekspozuan produktet e tyre, por edhe diskutuan për mënyrat se si mund ta promovojnë atë duke forcuar ura të bashkëpunimit.

“Njihet si pije e lirë, por realisht, rakia ka goxha vlera, qoftë historike, qoftë edhe vlera tradicionale. Shqipëri- Raki shkojnë shumë bashkë me njëra-tjetrën. Por realisht jetojmë në kohë që duhet të zyrë që duhet të jetë e kontrolluar. Produkti përfundimtar të jetë i shëndetshëm për konsumatorin dhe jo i dëmshëm”, thotë Flori Uka.

“Shqipëria ka potenciale shumë mirë për prodhuar raki dhe është ajo, tamam ajo pija që ne duhet ta promovojmë, sepse na identifikon. Shqiptarët kur bëjnë një dhuratë, dhuron një raketë shqiptare, të dhuron një verë shqiptare, një produkt shqiptar, një djathë shqiptar, pra, të jepet pjesa sa më e mirë e rikonsumimit të një produkti mirë shqiptar gjithmonë”, shprehet Rigers Kacorri.

Ata që e vlerësojnë më shumë këtë produkt janë të huajt ose shqiptarët që nuk jetojnë më këtu, por vijnë si vizitor

Eventi Republika e Rakisë priti vizitorë për të degustuar produktet e ekspozuara. Po ashtu u zhvilluan edhe forume, ku njohës dhe ekspertë të fushës diskutuan për çështje që lidhen si me prodhimin, por edhe me tregtimin e këtij produkti tipik shqiptar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?