Republikanët të përçarë për emrin që do kryesojë Kongresin! Politologët: Ndarja e republikanëve, dëshmi tensioni në SHBA

4 Janar 2023, 13:59| Përditesimi: 4 Janar 2023, 15:26

  • Share

Republikanët amerikanë dështuan këtë javë që të zgjedhin kreun e ri të Kongresit, duke humbur me tre vota. Është hera e parë në një shekull që kreu i Kongresit nuk zgjidhet që në votimin e parë në sallë.

Kevin Mccarthy nuk arriti të zgjidhej nga kolegët e tij ndërsa republikanët kanë marrë shumicën në Kongres pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA. Mccarthy përballet me kundërshtime nga rreth 20 deputetë të konsideruar të ekstremit të djathtë, të cilët e akuzojnë se nuk është konservator aq sa duhet.

Politologët amerikanë shkruajnë se kjo ndarje brenda kampit republikan tregon edhe polaritetin e madh në politikën amerikane, ndërkohë që zgjedhjet janë shtyrë.

Kryetari i Kongresit është një nga pozicionet më të fuqishme në Uashington dhe i dyti në radhë pas presidencës. Kush mban këtë post, kontrollon agjendën e votimit në Kongres, ka dorë mbi Komisionet dhe mbikëqyr punën e përditshme të Kongresit.

Sipas analistëve amerikanë, një proces i zgjatur për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve mund të pengojë shanset e republikanëve për të ngritur shpejt komitete hetimore për të hetuar familjen dhe administratën e Presidentit Biden, diçka që republikanët u premtuan votuesve se do ta bënin.

Sipas kryetari i grupit parlamentar Scott Perry, Mccarthy e ka humbur mundësinë e tij për t'u bërë kryetar, ndërsa shihet si pretendent i mundshëm kongresmeni Jim Jordan, i preferuari i vijës së ashpër konservatore. 

*Përgatiti për Shqiptarja.com, Sebastian Zonja

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?