Reshedi, Hasude e Myzeqesë
Përbërësit:
- 200 gr sheqer
- 100 gr gjalpë
- 200 gr niseshte
- 100 ml vaj ulliri
- 500 ml ujë
Përgatitja:
Shkrijmë sheqerin me gjalpin derisa të marrë ngjyrë të artë. Niseshten e tresim me ujë dhe e hedhim në një tenxhere ku kemi shtuar vaj ulliri. Kur masa bëhet e mpiksur e shtrojmë në tavë dhe sipër saj hedhim sheqerin e shkrirë që ka marrë ngjyrë. E vendosim reshedinë të piqet në furrë në 180 gradë për 15 minuta.
Komento