Reshedi në furrë
Përbërësit:
- 200 gr niseshte
- 200 gr sheqer
- 600 ml ujë
- 100 gr vaj bimor / gjalpë
- Arra, bajame, rrush të thatë
Përgatitja:
Vajin ose gjalpin e tresim në tigan. Shtojmë sheqerin duke e përzier mirë me lugë druri. Kur tretet dhe bëhet e lëngshme shtojmë niseshten e tretur me ujë. E përziejmë derisa masa të shkëputet nga ena. Shtojmë frutat e thata dhe pasi e kalojmë në një tavë e nivelojmë me lugë dhe e vendosim në furrë për 15 minuta.
Komento