Reshedi tradicionale në 5 minuta
Përbërësit:
1 fç niseshte
1 fç sheqer
2 fç ujë
60 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan vendosim vajin të ngrohet, shtojmë sheqerin dhe e përziejmë derisa të marrë një ngjyrë të verdhë të lehtë. Shtojmë ujin dhe sapo uji të fillojë të vlojë shtojmë niseshten duke e kaluar në sitë. E përziejmë shpejt dhe pa ndërprerje në mënyrë që masa të mos kokrrizohet. Masa fillon e trashet pak nga pak. E hapim diku ose në një tigan dhe pasi të jete ftohur pak e servirim lugë – lugë.