Reshja shiu dhe temperatura të ulëta, mësoni parashikimi e motit për ditën e sotme

20 Prill 2020, 08:15| Përditesimi: 20 Prill 2020, 08:17

  • Share

Sipas MeteoAlb: Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme mbizotëron në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pasditja dhe kryesisht mbrëmja shtojnë vranësirat në vend duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C mëngjesi në zonat malore deri në 25°C mesdita në zonat bregdetare.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Europa Perëndimore dhe ajo Julindore do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu, shoqëruar herë pas here me ministuhi ere. Ndërsa Veriu, Lindja dhe Qendra e Europës paraqiten me kthjellime.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?