Moti i keq/ Del nga shtrati lumi Buna, 400 Ha tokë e përmbytur! Mungesë energjie elektrike në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër! Trageti në Portin e Durrësit shtyn lundrimin

18 Janar 2023, 07:41| Përditesimi: 18 Janar 2023, 16:25

  • Share

Stuhia detare ka përfshirë Adriatikun e për pasojë është pezulluar lundrimi detar në Durrës, Vlorë e Shëngjin. Asnjë anije nuk lejohet të dalë nga portet, ndërsa në Durrës trageti i linjës së Barit u nis me 12 orë vonesë.

Po kështu është pezulluar lundrimi në anën tjetër të Adriatikut, ku trageti i Ankonës pritet të vijë në Durrës ditën e enjte.

Reshjet e shiut që kanë përfshirë bashkinë e Shkodrës, ku raportohet se ka dalë nga shtrati lumi Buna në Muriqan dhe Oblik dhe sipërfaqja e përmbytur është 400 hektarë. Përroi i Bogës në Malësi të Madhe ka dalë nga shtrati, duke bërë të pakalueshme rrugën e fshatit. Ujësjellësi Oblika është jashtë funksioni.

Tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit kanë hapur portat dhe po shkarkojnë 1437 m3 ujë në sekondë. Ndërsa në qytetin e Pukës 5 pallate kanë dëme në suvatime e çati si pasoje e erës së fortë. Problematike situata paraqitet në rrugën Kukës-Shishtavec e cila nga reshjet është nën trysninë e rënies së gurëve.

Era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike në një sërë fshatrash në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës duke lënë pa energji me mijëra banorë.

Ora 12:21
Reshjet e shiut në Shkodër, ministria e Mbrojtjes: Lumi Buna del nga shtrati në Muriqan dhe Oblik! 275 ha të përmbytura

 

Reshjet e shiut kanë përfshirë bashkinë e Shkodrës, ndërsa në përditësimin më të fundit të situatës raportohet se ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblik dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë.

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Aktualisht grupet e emergjencave civile të bashkisë së Shkodrës jane ne monitorim te vazhdueshëm të situatës.

Ora 11:00
Mot i keq në Lezhë/ Bllokohet puna në portin e Shëngjinit, nuk lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike

Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mbrëmjes të së martes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmiresimin e kushteve atmosferike. Sipas të dhenave shpejtësia e erës në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 7-8 ballë me drejtim jug/perëndim. Si pasojë e motit te keq që ka përfshire rajonin e Lezhës prej mbrëmjes të së mërkurës, ka patur probleme dhe me furnzimin me energji elektrike në disa zona. OSHEE bën me dije se ka ngritur grupe pune dhe është në gjendje gadishmërie për riparimin e defekteve që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq.

Ora 10:35
Moti i keq, del nga shtrati përroi në Dedaj-Bogë, rruga e pakalueshme! Pa energji disa fshatra në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe Vau i Dejës

1673941377_649b4a72e31a4fccb1b1c987386e26ea.jpg

Nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë, është rritur niveli i përrenjve dhe ka dalë nga shtrati përroi në Dedaj-Bogë. Për këtë arsye kalimi bëhet me rrugë alternative. Ndërkohë kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe Vau i Dejës.

Zonat pa energji elektrike janë në Koman, Rrenc, Velipoje, Hajmel Vau Dejes, Cas, Dajc, Gjegjan Fushe Arrez, Shkodër, Bajze.

Ne Qytetin Puke ka dëmtime të interkapeteve të bllokut të 5 pallateve rënie të sovatimeve dhe dëmtime catish, lëvizje të tjegullave po ndërhyhet nga Drejtoria e Shërbimeve dhe Mzsh.

Ka probleme me energjine elektrike në NJAD Pukë. Në Malësi të Madhe, nuk ka patur energji elektrike në NJAD Kelmendit, Shkrel dhe Gruemire. Në Bashkinë Vau Dejës, mungon energjia elektrike në njësinë administrative Hajmel.

Ora 10:01
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Piku i prurjeve do të arrihet më 20 janar, 7 bashki nën monitorim

 

Pavarësisht reshjeve të shiut me initesitet të lartë të rëna gjatë mbrëmjes nuk janë shkaktuar situata përmbytjesh në asnjë zonë të territorit të vendit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministria njofton se bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim, pasi sipas parashikimeve piku i prurjeve do të arrihet në datën 20.

Në zonat malore, ku ka patur reshje bore po punohet në disa akse për pastrimin e rrugëve nga inertet. Vijon puna dhe nga forcat e OSHEE-së për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në disa njësi administrative.

Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, si dhe Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.

Ora 08:40
Moti i keq/ Mungesë furnizimi me energji elektrike në disa zona të Vlorës

1670769799_geqayw.jpg

Si pasojë e përkeqësimit të motit që ka sjellë erëra të forta, gjatë natës ka pasur mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Vlorës.

Më konkretisht, Dukat, Llogara, Radhimë, disa familje tek zona e ‘Ujit të ftohtë’, Peshkpi, Vllahinë, Kallarat, Bolenë, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster.

Po punohet që të rikthehet energjia elektrike në këto zona.

Ora 08:25
VIDEO/Stuhi detare në Durrës, tragetet shtyjnë lundrimet e planifikuara

Në Durrës vazhdon moti i keq. Pasditen e djeshme, siç ishte parashikuar nga meteorologët moti u përkeqësua. Tragetet anuluan të gjitha lundrimet të cilët ishin planifikuar për orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Nisja është ende e pamundur pasi ka stuhi detare. Njëri prej dy trageteve është nisur drejt Barit rreth orës 10:00. Në bordin e tragetit ndodhen 219 pasagjerë dhe 96 automjete, pjesa më e madhe e tyre, kamionë.

Ndërkohë një traget ka mundur të niset nga Porti i Durrësit drejt Barit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm duke u ndihmuar nga dy rimorkiatorë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?