Sociale

Reshje bore në qarkun e Shkodrës, qarkullimi vijon normalisht në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth

14 Shkurt, 09:20| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:49

  • Share

SHKODËR- Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?