Autoriteti i Rrugëve ka dhënë njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare në të gjithë vendin, pas përfshirjes së disa qyteteve me reshe dëbore.
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare: Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës
Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht
Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.
Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë
Qarkullohet me zinxhirë në: Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve: Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
Lajmi kryesor:
Kukësi, Dibra dhe Korça përfshihen nga reshje dëbore, disa rrugë të kalueshme me zinxhirë, ARRSH tregon akset problematike! Mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra (Video)
M.Q./ReportTv.al