Sociale

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike

11 Janar, 11:34| Përditesimi: 11 Janar, 12:15

  • Share

Fundjava ka nisur me reshje dëbore në verilindje me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme, por është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zinxhirë.

Subjektet kontraktore vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet për pastrimin nga bora, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Në rrugën e Kombit vijon lëvizja e lirë e mjeteve. Tetë borëpastruese punojnë për largimin e borës në dy krahët e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nga Shqipëria drejt Kosovës por edhe Kosova drejt Shqipërisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Si pasojë e reshjeve të borës pati edhe probleme dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës dhe në disa fshatra, Myhejan dhe Kërrnajë Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë. Grupet e punës së OSHEE gjithashtu po punojnë për riparimin e defekteve. Nga informacionet e marrë nga Përgjegjësit e Emergjencave Civile të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

SI.E./A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?