Foto ilustruese

Sociale

Reshje lokale dhe temperatura deri në 32 gradë Celcius...parashikimi i motit për sot

9 Korrik, 07:23| Përditesimi: 9 Korrik, 07:31

  • Share

Vendi ynë do të jetë sot në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteotologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht ma vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa prej orëve të pasdites mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Prej orëve të para të mëngjesit deri në ato të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje në formen e shtrëngatave afatshkurtra.

Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët mbeten prezent përgjatë relieveve malore në lindje. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut. 

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-18 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?