Sociale

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

5 Tetor, 07:33| Përditesimi: 5 Tetor, 09:22

  • Share

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas SHMU.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s.

Deti - Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?