Foto ilustruese

Sociale

Reshje shiu dhe temperatura deri në 19 gradë... parashikimi i motit për sot

25 Mars, 07:45| Përditesimi: 25 Mars, 07:48

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe sot moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendër.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?