Foto ilustruese

Sociale

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

12 Janar, 07:10| Përditesimi: 12 Janar, 07:12

  • Share

Vendi ynë këtë të dielë do të do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik reshjet do të jenë prezente prej orëve të para të 24 orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore, pasi tashmë të dielën do të kemi dhe rënie të ndjeshme temperaturash ku vlerat minimale pritet të regjistrohen -6°C në zonat malore.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi i erës, ku pritet të intensifikohet me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 4-16m/sek, ndërsa në lugina dhe sidomos bregdetin verior do të arrijë 15-25m/sek. Valëzimi në dete gjithashtu do të jetë i lartë I forcës 4-5ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?