Reshje shiu dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

12 Shtator, 14:23| Përditesimi: 12 Shtator, 14:27

  • Share

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë.

"Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër", njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era parashikohet të jetë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 28°C

në zonat e ulëta 17 deri 27°C

në zonat bregdetare 20 deri 27°C

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?