Sociale

Reshje shiu në formë shtrëngatash, si parashikohet moti për sot

24 Shtator 2024, 08:15| Përditesimi: 24 Shtator 2024, 08:17

  • Share

Për ditën e Martë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?