‘Reshje shiu në të gjithë vendin dhe temperatura deri në 15 gradë’ Anira Gjoni për Report Tv: Qarqet më të rrezikuara Gjirokastra dhe Vlora

14 Nëntor, 13:15| Përditesimi: 14 Nëntor, 13:49

  • Share

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një intervistë për Report Tv tha se ditën e sotme se i gjithë vendi ynë është i përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të jenë të relativisht të ulëta.

"Në zonat bregdetare temperaturat minimale do të jenë 7 gradë dhe 15 gradë maksimale.

Në zonat e ulëta temperaturat do të jenë 6 gradë ndërsa ato maksimale 15 gradë.

Në zonat malore temperaturat minimale do të jenë -1 gradë dhe ato maksimale 9 gradë", tha Anira Gjoni për Report Tv.

Sa i përket qarqeve më të rrezikuara Gjoni u shpreh se janë Gjirokastra dhe Vlora.

Më tej Gjoni shtoi se në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës.

“Në zonat malore, veri, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800 presim që reshjet të jenë në formën e dëborës” tha Gjoni për Report Tv.

“Përsa i përket fundjavës, ditën e shtunë dhe të dielë nuk do të kemi reshje”, tha Gjoni duke theksuar se rikthimi i reshjeve do të jetë ditën e martë.

Më tej Gjoni theksoi se vendi ynë nuk do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut si në Spanjë apo Itali.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se si do të jetë koha gjatë festave të nëntorit, Gjoni nënvizoi se parashikimi i motit për festa ngelet për tu parë në ditët në vazhdim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?