Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000metër, dhe juglindje mbi 1100-1300metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.
Valëzimi në det do të jeë i forcës 4-6 ballë.
Komento
Komente
