Në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.
Bëhet e ditur se ka patur rënie gurësh e inertesh nga shpatet që janë pastruar. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, ndërsa raportohet se nuk ka probleme në qarkullim
Mjetet dhe punëtorët janë në gatishmëri. Në aksin Bogë-Theth bora vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur hapur aksin.
Lajmi kryesor:
Turizmi malor, rikthehen reshjet e borës në Dardhe e Theth! Rrugët të kalueshme pa zinxhirë në dy fshatrat turistikë
M.Q./r.k./ReportTv.al