Në Kukës kanë rinisur reshjet e dëborës duke vështirësuar situatën pasi për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e mëparshme të shiut dhe temperaturave të ulëta krijohen ngrica, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe qytetarëve. Reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të lartë edhe në Rrugën e Kombit, ku kompania koncesionare ka nxjerrë borëpastruese për pastrimin e saj dhe kriposjen e aksit rrugor.
Rruga e Kombit kalohet pa vështirësi ku janë duke punuar 20 borëpastruese dhe 13 mjete për kriposjen e rrugës. Trashësia e borës ka qenë nga Fan- Tunel deri në Morinë si dhe Kukës-Tuneli i Kalimashit te rreth rrotullimi Kolshit deri te kilometri 60. Qarkullimi i mjeteve është i lire dhe pa probleme.
Kukësi në dy ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shiut pati problematika në disa akse rrugore nacionale dhe rurale ku pati përmbytje dhe rrëshqitje të dherave dhe gurëve e fryrje të lumenjve.
Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave në bashkinë Kukës, prurja e madhe e ujërave nga përrenjtë e lumenjtë, ka dëmtuar pjesërisht segmentin Ura e Lapajve-Fshat-Gryke-Çaj, por është ndërhyrë nga bashkia me fadroma për mundësimin e qarkullimit. Edhe rruga Shkinak- Çajë ka patur probleme tek përroi i fshatit Çajë, duke grumbulluar sasi të mëdha dheu e gurësh. Ndërkohë që të gjitha rrugët rurale janë pastruar nga gurët dhe dherat.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet/4430 ha tokë nën ujë në Lezhë e Shkodër! Rrëshqitje dherash e bora bllokojnë rrugët! Shembet ura në Kalivaç, dëmtohet ujësjellësi në Bogovë, 3 qytete pa ujë
//ReportTv.al
Ku eshte vaksina.prralla se aty as per nje pallat shumkatesh nuk ka vaksina e ju shtoni pytje pa lidhje.
Përgjigju