Kronikë

Reshjet e dendura të shiut, përmbyten shtëpitë e bizneset përreth aeroportit të Kukësit për shkak të bllokimit të një turbine shkarkuese! Situata problematike edhe në Bulqizë

18 Shtator 2021, 09:24| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 17:09

  • Share

Reshjet e dendura të  shiut kanë shkaktuar përmbytje të tokave, bizneseve dhe shtëpive përreth aeroportit të Kukësit. Banorët shprehen se gjithçka ndodhi të shtunën në mëngjes, ku për shkak të bllokimit të njërës për turbinave shkarkuese të pistës së aeroportit, i gjithë uji është derdhur në zonën përreth duke përmbytur biznese dhe shtëpi. Sul Lekica, pronar i një lokali dhe shtëpisë  aty pranë tha se prej 15 vitesh, është hera e parë që ndodh një përmbytje në këtë vend. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për zgjidhjen e këtij.

"Jemi përmbyt, kjo situatë nuk na ka ndodhur asnjëherë që prej 15 vitesh. Janë mbi 3 milion lekë mall që më është përmbytur", thotë ai.

Në zonë kërkohet ndërhyrje e menjëhershme pasi parashikohet që  reshjet e shiut të vijojnë edhe në ditët në vijim. 

Ndërkohë problematike situata është paraqitur edhe në rrugë të tjera në Kukës, si pasojë e vërshimit të ujit pas reshjeve të dendura të shiut. Probleme janë shfaqur edhe te ura e Drinit të Zi, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Po ashtu edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morinë është në pushtetin e ujërave dhe të dheut.

Ndërkohë edhe në Bulqizë reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme, duke u bërë shkak për lëvizjen me vështirësi të mjeteve dhe këmbësorëve pas vërshimit të ujit në rrugë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?