Bota

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur (VIDEO)

6 Korrik, 21:13| Përditesimi: 6 Korrik, 22:11

  • Share

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre.

Sipas La Repubblica, autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta.

Viktima ishte një grua 63-vjeçare e cila u godit për vdekje nga rënia e një peme të madhe. Ajo po kthehej nga një shëtitje në shoqërinë e dy personave të tjerë një burri dhe një gruaje, të cilët mbetën të plagosur.  

Ekipet e emergjencës janë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe deri më tani janë realizuar rreth 50 ndërhyrje.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë larg zonave me rrezik përmbytjeje siç janë lumenjtë. Ndërkohë, dje stuhitë goditën qytetin e Komos dhe shkaktuan vonesa në aeroportin Orio al Serio.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?