Rrugët e përmbytura në Portugali

Reshje të dendura shiu, përmbytet jugu i Portugalisë, uji 'pushton' rrugët dhe shtëpitë! Shkaktohen dëme materiale (VIDEO)

15 Nëntor, 10:18| Përditesimi: 15 Nëntor, 10:27

  • Share

Reshjet e dendura atë shiut të rëna ditën e djeshme (14 nëntor) kanë sjell përmbytje në pjesën e Portugalisë jugore.

Në mediat e huaja janë publikuar pamje që tregojnë ujërat e vrullshëm duke përmbytur rrugët dhe shtëpi në Albufeira, të cilët në vetëm pesë minuta reshje shiu u mbuluan nga uji.

Ndërkohë, departamenti i pastrimi, të mbështetur edhe nga pronarët dhe punonjësit e kompanive të prekura ka nisur punë për të larguar ujin nga rrugët.

Për shkak të përmbytjeve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, të cilat do të përcaktohen më mirë pas tërheqjes së uji.

Po ashtu, përmbytje ka pasur edhe në Moncarapacho, në komunën Olhão, në Silves dhe në qytetin e Faro.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?