Kronikë

Reshje të dendura shiu/ Policia e Shtetit apel drejtuesve të makinave dhe motoçikletave: Mos kryeni manovra të gabuara

6 Nëntor 2019, 23:26| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 23:31

  • Share

TIRANE- Situata e reshjeve në vend ka bërë që disa zona në vend të përmbyten. Policia Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të veçantë pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Ajo ka apeluar drejtuesit e automjeteve që mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të mos bëjnë manovra apo parakalime të gabuara,  të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

"Policia Rrugore, nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në të gjitha akset dhe siguron drejtuesit e mjeteve se për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do të jetë në kohë reale në ndihmë të tyre", njofton policia.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?