Fusha para ndeshjes

Reshje të shumta shiu, ndeshja e Champions League rrezikon të shtyhet (VIDEO)

29 Nëntor 2023, 17:08| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 17:12

  • Share

Galatasaray dhe Manchester United përballen sot në 18:45 për grupin A të Champions League. Sfida është në rrezik serioz për t’u shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Stamboll.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ekipin e Ten Hag për të përcaktuar fatin e tyre në këtë garë. Sidoqoftë, ajo rrezikon të mos luhet për shkak të motit të keq që po mbizotëron në Turqi.

UEFA ende nuk e ka marrë një vendim, por në pamje duket qartë se topi ngec në ujë. Madje në fushë u panë zyrtarët e këtij institucioni të cilët inspektuan fushën për të parë nëse janë kushtet e përshtatshme për t’u zhvilluar një ndeshje e futbollit.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar sa i përket kësaj çështjeje, por një gjë është e sigurtë, reshjet e shiut nuk do të ndalen gjatë tërë natës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?