Sociale

Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten rrugët në lagjen 'Demokracia' të Mamurrasit (VIDEO)

25 Prill, 18:36| Përditesimi: 25 Prill, 20:59

  • Share

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë zonën e Kurbinit pasditen e kësaj të premteje kanë sjellë përmbytje në disa pjesë të qytetit, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Situata më problematike është regjistruar në lagjen “Demokracia” të Mamurrasit, ku rrugët janë mbuluar nga uji dhe lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve është bërë e vështirë.

Sipas banorëve, përmbytjet janë shkaktuar nga vërshimi i ujërave të ardhura nga zonat malore përreth. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?