Moti i keq me reshje të dendura bore ka përfshirë të gjithë territorin e Kosovës prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës (25 Nëntor). Problemet e para të shkaktuara ka qenë vështirësia në lëvizjen e automjeteve në akset rrugore.
Mirëpo në disa qytete ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e avarive nga moti i keq. Reshjet e borës kanë lënë pa rrymë Prishtinën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Prizrenin. Autoritetet thonë se po punohet për kthimin e energjisë
Krahas mungesës së rrymës, problem në Prishtinë janë edhe rrugët e mbuluar nga bora. Kryetari i komunës, Përparim Rama ka këshilluar drejtuesit e automjeteve për kujdes, ndërsa njofton se po punohet për të mbajtur rrugët të hapura.