Kronikë
Top 24

Reshjet e dëborës, drejtori i ARRSH apel drejtuesve të makinave: Përdorni gomat e dimrit dhe zinxhirët, shmangni lëvizjet gjatë natës

9 Janar 2019, 12:57| Përditesimi: 9 Janar 2019, 13:52

  • Share

Drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, ka apeluar sot që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë. Qendro tha që situata më problematike është në dy akset Tepelenë-Gjirokastër dhe Gjirokastër-Kakavije.  

Kemi vështirësi në qarkullim në të gjitha akset. Dua të bëj një apel për drejtuesit e mjeteve. Të ndjekin këshillat në vazhdimësi të ARRSH, Policisë dhe Emergjencave. Të zbatojnë të gjitha udhëzimet e Policisë Rrugore që është në terren, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët. Shmangni lëvizjet gjatë orëve të natës. Situata do të përkeqësohet. Në Korçë duhet të kenë shumë kujdes drejtuesit e mjeteve. Firmat kontraktore që s’kryejnë detyrën do të ndëshkohen, s’ka këshilla për ta. Rrugët më problematike janë  Tepelenë-Gjirokastër dhe Gjirokastër-Kakavije, por probleme ka edhe në aksin në dalje të Elbasanit. Në hyrje të Tropojës ka situatë të vështirë.

Afrim Qendro, drejtor i ARRSH


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?