KORCË- Reshjet e borës kanë filluar në të gjithë qarkun pas mesnatës duke sjellë atmosferën dimërore.
I gjithë qarku është mbuluar nga bardhësia që prej orës 2 deri ne oren 6 të mëngjesit, por më pas reshjet janë ndërprerë.
Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga turistë të shumtë këtë fundjavë, por si pasojë e ngricave, ka rrëshkitur nga makina e ish-deputetit Dashamir Shehi.
Ai ka qenë atje për të kaluar fundjavën dhe nuk ka patur dëmtime të mjetit dhe as lëndim të personave.
Sipas korespodentes së Report Tv, nuk ka asnjë problem tjetër për sa i perket rrugëve, qarkullimi vijon normalisht pa zinxhirë në të gjithë akset edhe ne zonat malore.
Trashësia e borës varion nga 2-12 centimetra në zonat e larta malore dhe firmat kontraktore kanë vijuar me pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Kujtojmë që Voskopoja dhe Dardha është një prej vendeve në qarkun e Korçës që preferohet më shumë nga turistët në sezonin e dimrit.