Sociale

Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)

4 Janar, 09:28| Përditesimi: 4 Janar, 16:59

  • Share

Reshjet e dëborës kanë zbardhur Kukësin, ku kalon dhe Rruga e Kombit. 

8 borëpastruese punojnë për largimin e borës në segmentin Morinë-Tunel i Kalimashit, pasi fluksi i lëvizjes është i lartë. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë. 

Ndërsa në fshatrat malorë të Kukësit, si Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë pasi trashësia e borës i kalon 40 cm. Në disa zona mungon energjia elektrike. 

Nga reshjet e dëborës janë përshirë dhe fshatrat alpin në Malësi të Madhe dhe Shkodër. Firmat kontraktore po punojnë për të mbajtur të hapura akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth. Qarkullimi kryhet pa ndërprerje.

Trashësia e dëborës, sidomos në Qafë Thore shkon deri në 1 metër.  Prefektuara e Shkodrës bën të ditur se akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth është punuar pa ndërprerje dhe rrugët janë të pastruara dhe të kriposura.

Megjithatë për të gjithë drejtuesit e mjeteve rekomandohet që të lëvizin me kujdes, të përdorin gomat dimërore ose zinxhirë.

Xh.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?