Korçë, bora zbardh Dardhën në prill, fshati turistik mirëpret pushuesit

20 Prill, 10:44| Përditesimi: 20 Prill, 15:24

  • Share

Dardha është zbardhur sërisht nga dëbora.

Rreshjet kanë qënë prezente gjatë natës në lartësitë mbi 1000 m ndërsa mëngjesin e sotëm janë ndërprerë.

Sipas të dhënave trashësia ka shkuar nga 5 deri në 10 cm por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Është pastruar dhe kriposur i gjithë aksi dhe aktualisht mjetet apo turistët që vizitojnë këtë pikë turistike mund të qarkullojnë pa pasur probleme.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?