Sociale

Reshjet e dendura të borës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit! Tre aksidente në segmentin Thirr-Fan-Reps, kompania 'Salillari' e papërgatitur (VIDEO)

17 Shkurt, 07:21| Përditesimi: 17 Shkurt, 14:19

  • Share

Reshjet e dëborës u rikthyen në veri e verilindje të vendit, duke sjellë rënie të temperaturave dhe vështirësi ne qarkullim.

Në orët e mëngjesit u bllokua Rruga e Kombit në segmentin Reps-Tuneli i Kalimashit, siç shihet dhe në pamje.  Kompania “Salillari” që mirëmban autostradën është gjetur e papërgatitur. Tre makina rrëshqitën në borë, duke shkaktuar trafik për afro dy orë. Situata u përmirësua pasi borëpastrueset dolën në terren dhe pastruan autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi dhe në akse te tjera por nuk ka bllokim te tyre. Policia Rrugore bën te ditur se drejtuesit e mjeteve duhet pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë ne rrugët me prezence bore, si Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Peshkopi, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Ura Zapodit, dhe Kukës-Krumë.

Ora 09:30
Në qarkun Shkodër fillojnë reshjet e borës! Qarkullimi në zona malore kryhet me goma dimërore

Në qarkun e Shkodrës kanë filluar reshjet e borës mëngjesin e sotëm.  Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet te kryhet me goma dimërore.

Në aksin rrugor Qafë Mali - Fierzë kanë nisur reshjet e dëborës në orët e para të mëngjesit, por pa krijuar probleme në qarkullim. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë. Në zonat malore, qarkullimi duhet të bëhet me goma dimërore.

Në aksin Qafë Thore ka nisur bora, por rruga është e kalueshme.

Reshje të lehta bore kanë filluar dhe në bashkinë Pukë por pa pengesa në qarkullim. Në bashkinë Fushë Arrëz: Trashësia e dëborës arrin 6-8 cm, por rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

 

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?