Foto ilustruese

Reshjet e dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, ndalohet lëvizja e kamionëve në Qafë Thanë dhe Kapshticë

1 Shkurt 2022, 20:00| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 22:32

  • Share

TIRANË- Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoninë e Veriut si edhe në Greqi, është ndaluar qarkullimi i kamionëve në pikën kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticës.

Në njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, thuhet se ky njoftim është marrë për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi të dytë.

"Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacionet e Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë: Autoritetet e Policisë Maqedonase dhe Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare, se për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.

Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionave), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese.  Duke ju falenderuar për mirëkuptimin", thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?