Fryrja e madhe e lumit Ishëm ka bërë që ai të dalë nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.
Siç e paralajmëruam paraditen e sotme reshjet që vijojnë tashmë prej 24 orëësh kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të ngrihet ndjeshëm e të dalë nga shtrati në disa pika. Një ndër to më problematikja në fshatin Muqrqinë ku është përmbytur dhe rruga e lagjes së këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta. Gjithashtu prezencë uji ka edhe nëpër ara.
Lajmi kryesor:
Makina të bllokuara nga bora në Iballë, evakuohen pasagjerët! Fushë-Arrëzi në izolim total! Stuhi në mbarë vendin
B.K/E.H/ReportTv.al