Reshjet e dendura të shiut, policia apel shoferëve: Në disa akse ka prezencë të lartë uji, rrisni vigjilencën

4 Tetor, 15:55| Përditesimi: 4 Tetor, 16:14

  • Share

Policia e Shteti ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave dhe këmbësorëve që të rrisin vigjilencën për shkak të reshjeve të dendura të shiut që po bien në të gjithë vendin ditën e sotme.

Policia bënë me dije se si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe inerteve në rrugë, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore”, njoftoi policia.

Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë, mos përdorim të aparatit celular dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?