Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar edhe problematikat e par anë vend. Bëhet me dije se 7 fshatra kanë mbetur të izoluar në Kukës, për shkak të shembjes së urës së Shtrezës.
Kanë mbetur të izoluar fshatrat Shishtavec, Novosej, Borje, Cernaleve, Oreshke, Kollovoz, Shtreze.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjendja aktuale e urës rrezikon jetën e shoferëve që tentojnë të kalojnë me automjet mbi të dhe për pasojë qarkullimi është bllokuar. ARRSH i kërkon qytetarëve që të zgjedhin rrugë alternative.
"Ura e Shtrezës në aksin Kukës-Shishtavec ka pësuar shembje nga reshjet e shiut gjendja aktuale rrezikon jetën e përdoruesve të mjeteve në këtë aks, prandaj qarkullimi në këtë pikë do të jetë i bllokuar dhe drejtuesit duhet të zgjedhin rrugën alternative. Autoriteti Rrugor Shqiptar po merr të gjitha masat për ndërhyrje emergjente dhe ndërtimin e një ure të re", thuhet në njoftimin e ARRSH.
Aksi nacional Kukës-Shishtavec me gjatë 35 km u rikonstruktua 5 vite më parë, por problematikat kanë qenë të vazhdueshme edhe pas ndërhyrjes, sidomos rrëshqitja e gurëve e dherave. Ndërsa ura e Shtrezës që u shemb këtë të premte, nuk ka qenë pjesë e projektit të rikonstruksionit. Kjo rrugë deri para një viti ka qenë në pronësi të bashkisë së Kukësit, dhe më pas i kaloi në varësi ARRSH-së. Kjo e fundit ka lidhur kontratë me kompaninë e mirëmbajtjes "Marsi" sh.p.k për pastrimin e rrugës nga bora gjatë dimrit.
Ura e Shtrezës në aksin Kukës-Shishtavec është shembur mbrëmjen e djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, megjithatë shembja e urës nuk ka penguar nuk ka penguar një shofer që të kalojë mbi të me një mjet furgon. Në video shihet teksa shoferi zbret pasagjerët para urës, e më pas kalon mbi të me furgon, duke rrezikuar jetën.
Aspak dakort. U kthyem ne kohen e Enver Hoxhes.. "te gjihe te barabarte. konkurenca shfaqje e huaj e tje." Te pasurit i paguajn tatimet në baze te ardhurave si ne gjithe boten e ekonomise se tregut, pra sigurisht paguajn shume fish me shume se te ardhurat e te "varferve", ndryshe ç'kuptim ka? meriton rroge te larte po do ta barazoj me pagen e punes thjeshte nepermjet diferences çmimit.. Mendim leninist, stalinist. E njejta qasje per rindertimin, ndertojme shpia për terë popullin ne pretekstin "termeti", ne fakt po lëne nje popull borxh tëre jeten per brezat e tashem e pasardhes, Dakort emergjencen e donacionet qe i dhame te gjithe me paga mujore e ç'kishim mundesi, por jo me buxhetin e shtetit , ku rrogat mbeten te njeta ose behen çoka me grupe te ndryshme (shendetsi Polici Arsim). po neser nje termet tjeter????Ne ekonomine e tregut ka mekanizma te parashikuara per fatkeqesite, siguracioni.. Aq qesharake e vajtueshme eshte kjo sa nje i intervistuar ne Manz tha:" po me thitrren te marr nje shpi se kam patur nje te vjeter e meqe me thirren erdha, se un jetoj ne ITALI e s'me duhet fare shpia", (e une e femijet e mi do paguajn per dhurten e bere nga Shteti)". Shkurt t'u jepej kredi e shteti te ishte garant por jo te fali mundin tim. eshte e gabuar. me kete menyre po shkojme "te barabarte te varfer".
PërgjigjuDrita ke ngaterruar artikull e dashur! Paska kaluar faqja!