Reshjet/ Shembje masive gurësh në aksin Fushë Arrëz–Mirditë dhe në rugën e Arbrit! Era thyen pemët në Librazhd, dëme në disa biznese

28 Nëntor 2023, 12:45| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 21:51

  • Share

Reshjet e shiut të nisur mëngjesin e kësaj të marte kanë krijuar probleme në disa qarte të vendit.

Në rrugën e Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve.Më problematike situata paraqitet në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrize të Njësisë Xibër të Klosit. Ndërkohë rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.

Po ashtu si pasojë e reshjeve intensive ka prezencë të madhe të ujit në rrugë. Edhe në segmentin Fushë Arrëz-Mirditë ka pasur shembje masive gurësh. Kurse në Elbasan mbrëmja ka sjellë erë të fortë. Si pasojë janë thyer disa pemë që kanë sjellë probleme në biznese.

Lajmi në përditësim

Ora 21:34
Video/ Era e fortë 'shkul' pemët në Librazhd, dëme në disa biznese

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë janë ende prezente në Shqipëri edhe pas motit ekstrem të disa ditëve më parë.

Së fundmi, era e fortë ka "goditur" qytetin e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të shumta. 

Pamjet e siguruara nga Report Tv pasqyrojnë situatën në një nga lokalet në Librazhd, ku ambientet e jashtme janë dëmtuar si pasojë e pemevë të  thyera nga era.

Pemët e rëna në oborrin e lokalit kanë dëmtuar tendat, portën, tavolinat dhe karriget e biznesit.

 

Ora 16:01
FOTO/ Shembje masive gurësh në aksin Fushë Arrëz-Mirditë

1701183485_shkoder.jpeg

Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme në aksin rrugor Mirditë-Fushë Arrëz. Në vendin e quajtur shkalla e Rrasit, në hyrje të zonës së Gjegjanit ka shembje masive gurësh.

Deri më tani është hapur njëri sens i rrugës, por shembjet vijojnë sërish ndaj ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Po punohet për pastrimin e të gjithë segmentit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?