Pas temperaturave ekstreme të larta, në vendin tonë u rikthyen reshjet e shiut. Ato shkaktuan probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit. Për pasojë, segmenti rrugor është bllokuar për rreth një orë.
Menjëherë pas konstatimit te rastit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës që operon në segmentin Skuraj–Peshkopi.
Këto struktura kanë bërë të mundur pastrimin e gurëve dhe normalizimin e qarkullimit.
Komente
