Foto ilustruese

Reshjet e shiut/ KESH mban me minimum shkarkimet: Pa ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve nga dje

28 Janar 2021, 09:53| Përditesimi: 28 Janar 2021, 10:24

  • Share

Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit. Por niveli i ujit është drejt nivelit maksimal në hecin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

PËRDITËSIM I SITUATËS:

Situata në kaskadën e lumit Drin, datë 28.01.2021, ora 08:00 ;

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 290.58 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )

* Hec Koman 172.85 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )

* Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 8.400 MËh (ditor)

* Hec Koman, 13.587 MËh (ditor)

* Hec Vau i Dejës, 4.320 MËh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë - 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Koman - 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Vau i Dejës - 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?