Rreshtjet e shiut, që kanë rënë me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje që prej mbëmjes së djeshme, kanë rritur së tepërmi kuorat e lumenjve e përrenjve në qarkun e Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, prurjet e lumit Osum në Urën e Varur në Berat dhe në Urën e kanë kaluar pragun e ulët dhe të mesëm dhe janë në tendencë rritje 5 cm në çdo 15 minuta. Të njëjtat burime konfirmojnë se deri më tani situata është nën kontroll dhe për çdo rritje të nivelit të ujërave është kërkuar nga të pesta bashkitë e qarkut të monitorohet situata dhe të raportohet në kohë çdo problematikë.
Si rezultat i motit të keq dhe rreshjeve shumë zona në të gjithë qarkun janë pa energji elektrike. Që prej mëngjesit të sotëm janë pa energji elektrike: fshatrat Perondi e Kozare në bashkinë Kuçovë, fshatrat Cukalat,Pobrat e Poshnje në bashkinë Dimal,fshatrat Vërtop,Tomorricë e Vërtop në bashkinë Poliçan,fshatrat Potom,Gjerbës,Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshati Tërpan në bashkinë Berat.
Burimet zyrtare nga OSHEE-ja konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në këto zona.
Lajmi kryesor: